Rrënjët e Dizajnit Europian- Aktiviteti Final

posted in: Aktivitete | 0

Rrënjët e Dizajnit Europian” ka mbledhur dizainerit e rinj dhe ekspertet që kanë bashkëpunuar në këtë projekt. Gjatë ekspozitës do të ekspozohen produktet e tyre të realizuara gjatë workshopit të drejtuar nga ekspertët Arjela dhe Ardi Kule.

Në një stend të vecantë do të ekspozohen punime të dizainerve të mirënjohura Silvana Nini, Natasha Korn, Bela Maci.

Më pas në një diskutim ëe hapur pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi mundësitë që ofron diziani modern në tregun shqiptar dhe një treg global, duke përdorur elementë të traditës shqiptare.

 

“Rrënjët e Dizajnit Europian” është një projekt I mbështetur nga Programi i Bashkimit Europian për Kulturën 2007-2013.

Aktualizimi i traditës i ndihmon njerëzit që tu afrohen rrënjëve të tyre dhe të kuptojnë më mirë kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë kjo gjë nënkupton që njerëz nga kultura të ndryshme të Europës të mund të afrohen me njëri- tjetrin. Nëpërmjet këtij lloj arti ne mund të gjejmë menyra të ndryshme për të krijuar një unitet. Artet bashkekohore dhe dizajni të cilat ushqehen nga artet tradicionale e bëjne traditën të duket më e qartë në ditët e sotme. Ato e mbushin traditën me detaje të modernes dhe e përmirësojnë ose përditësojnë gjë që e bën traditën më të kuptueshme dhe e sjell më pranë njeriut modern.