EUnderground, eventi final

posted in: Aktivitete | 0

Një festival për Disidencën dhe Kulturën “Underground”.

Më 19 Shtator 2019, në Budapest të Hungarisë, u zhvillua Festivali EUnderground. Ky aktivitet shënoi dhe mbylljen zyrtare të projektit EUnderground.

Art Kontakt është partnere krahas organizatave
LaternaMagica (lead partner) – Hungary
Social Sciences Academy – Poland
University of Bucharest – Romania
EDU centrum – Czech Republic
The Institute For Studies of the Recent Past – Bulgaria

Qëllimi i festivalit “Eunderground” ishte të risjellë në vëmendje disidencën kulturore dhe të përkujtojë artistët e shtypur dhe lëvizjet kulturore nën censurë në vendet ish komuniste të Europës Lindore gjatë viteve 1948-1989. Aktivitetet përfshinë bashkëbisedime me ekspertë dhe deshmitarë të asaj periudhe mbi kulturën e nëndhenshme në fushën e teatrit, letërsisë, muzikës, arteve pamore etj.
Gjatë festivalit u realizua ekspozita fotografike me artistë desidentë nga shtete si Hungaria, Rumania, Bullgaria, Çekosllovakia Shqipëria. Imazhet rrëfyen çfarë ka ndodhur në kulturën e nëndheshme nën çensurën e regjimeve komuniste në këto vende.

Gjatë festivalit Dr. Dariusz Leśnikowski nga Polonia referoi “More than theatre. Polish alternative theatre of the 1970s and 80s as a means of resistance”

Martin Pilař nga Republika Ceke: “Underground poems”

Andi Tepelena nga Shqipëria: “Artistic Dissidence in Communist Albania”

Krassimir Iliev nga Bullgaria:“Forms of Censorship – Forms of Resistance. The State and the Artists in Bulgaria”

Gjithashtu u zhvillua një workshop mbi kulturën “Samizdat”

Për pjesëmarrësit u projektuan imazhe të nxjerra nga filma me propagandë komuniste dhe filmi “Underground filmclub mare” marë nga Arkivi i Filmit Hungarez.

Në mbrëmje u realizuan:

-Koncerti “Music of non-aligned youth in Romania- forms of rebellion and attitude under dictatorship” nga Mircea Florian (Rumani)

-Performancë nga Teatri Excelsior nga Rumania me titull “All our thoughts buried into a free voice”

-Koncert rock and blues me Török Ádám and Mini

Ky projekt pati një mesazh edhe për të rinjtë.

“Rinia sidomos artistët e rinj duhet të guxojnë në cdo kohë, të mos vetçensurohen dhe të njohin vlerat që ka prodhuar brezi në vitet e komunizmit”.

Art Kontakt falenderon në mënyrë të vecantë për bashkëpunimin me Qendra Sociale Don Bosko-Tirane.

Projekti u financua nga programi kulturor i Bashkimit Europian “Europe for Citizens”

website: www.eunderground.eu

Përmbledhje e projektit: info_eunderground.pdf