Një çati për kulturën – kështu nis një nismë që synon t’i rikthejë Kuklit (Shkodër) dhe kompleksit muzeal të Mjedës një hapësirë të dedikuar kulturës, artit dhe ekonomisë së qëndrueshme.
Nevojiten të gjitha përpjekjet e mundshme për të rikthyer çatinë e godinës së vjetër që ndodhet pranë kompleksit muzeal të Ndre Mjedës, me qëllim që kjo hapësirë t’i rikthehet komunitetit lokal me një jetë të re e aktive. Pikërisht nga kjo ndërtesë u frymëzua poema e famshme “Andrra e Jetës”, dhe rehabilitimi i çatisë nderon arkitekturën tradicionale të zonës. Kështu nis edhe ëndrra jonë – për ta shndërruar kompleksin e Mjedës në një nga pikat kulturore më kuptimplota të Zadrimës.
Të ftuar nga Dom Nikë Ukgjini, i cili administron hapësirën muzeale, u njohëm me gjendjen e degraduar të godinës pranë saj, çatia e së cilës ka nevojë urgjente për restaurim. Prandaj, ju ftojmë secilin prej jush të kontribuojë përmes linkut https://www.youtube.com/watch?v=yXBQlz6Oar8 dhe të njiheni me më shumë detaje rreth planeve dhe të ardhmes së ndërtesës pas restaurimit të çatisë.