Më datën 24 Korrik 2019, në Tiranë u zhvillua aktiviteti i katërt lokal ( trainim) në kuadër të projektit Videmocracy me pjesëmarrjen e 15 të rinjve të cilët më pas do të konkurrojnë për videon më të mire të prodhuar.
Pas trajnimit të rinjtë do të realizojnë një video duke përdorur metodën “an insta-film” (jo më shumë se 2 minuta) me fokus cështje të demokracisë si korrupsioni, transparenca, mbrojtja e mjedisit, aktivizmi qytetar, të drejtat e njeritut etj.