VeroTour – Rrugët Veneciane

www.verotour.eu
Art Kontakt, Zyra e Shërbimeve Turistike, një institucion që varet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turistik, Bashkia e Lezhës dhe Europa Foundation si partnerë të këtij projekti, organizuan një aktivitet promovues për qytetarët dhe operatorët turistikë më 16 Shtator 2014 në Memorialin Skënderbeg në Lezhë.

Projekti “Verotour” ka si qëllim zbatimin dhe vlerësimin e një itinerari transkombëtar që lidh sistemin e mrekullueshëm dhe kompleks të rrugëve detare, vendbanimeve, kështjellave, mureve mbrojtëse dhe trashëgimisë kulturore, që karakterizon lidhjet historike mes Venecias dhe qyteteve e porteve europiane dhe mesdhetare. Qysh nga Mesjeta dhe për më shumë se pesë shekuj, këto rrugë tregtare lehtësuan shkëmbimet midis popullatave dhe kulturave të ndryshme në Rrugën e Famshme të Rripit të Mëndafshit që vinte nga Lindja e Largët. Shenja të qarta të këtyre shkëmbimeve janë të pranishme ende në shoqërinë tonë.

Partnerët e sektorit publik dhe privat bashkëpunojnë për të zhvilluar produkte turistike ndërkombëtare dhe për të krijuar baza të qëndrueshme për këto rrugë antike. Në këtë projekt janë përfshirë institucione dhe ndërmarrje që operojnë në zonën Euro-Mesdhetare, për të rritur njohuritë dhe konkurrencën e tyre në tregun turistik europian.

Një turne është zhvilluar që nga qershori i këtij viti me një anije me vela. Turneu filloi nga Venecia, rajoni i Puglias, Korfuz dhe ishujt grekë, dhe vazhdoi në Shqipëri, Mal të Zi dhe bregdetin kroat, duke përfunduar udhëtimin në Turqi në tetor 2014.

Veliera (anija me vela) ndaloi në Shqipëri, në portin e Shëngjinit (Lezhë) më 15 Shtator 2014, ku ishin të pranishëm përfaqësues të projektit “Verotour”, si UNWTO, Zyra e Shërbimeve Turistike (Shqipëri), Forumi i Dhomës së Tregtisë për Adriatikun dhe Jonin (Itali), Bashkia e Piramit (Slloveni), sistemi “Marco Polo” GEIE (Itali), Rajoni i Kretës (Greqi), Art Kontakt (Shqipëri), Bashkia e Palmanovës (Itali), Universiteti Ndërkombëtar i Venecias (Itali), Universiteti Bilkent (Turqi), Mocha Tours (Turqi), Operatorë Turistikë Amatorë (Itali), Zyra Turistike në Pula (Kroaci), Europa Foundation (Shqipëri).

Pjesë e këtij turneu, e fokusuar në Lezhë dhe Shkodër, ishin edhe tre gazetarë nga mediat e njohura italiane, Sky, Mediaset dhe Rai. Ata nuk u fokusuan vetëm në promovimin e projektit “Verotour”, por edhe në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe vlerave turistike. Ata promovuan këtë pjesë të Shqipërisë përmes artikujve dhe reportazheve të ndryshme.

Scroll to Top