Videmokraci 3

Date:01/04/2025 12:00 am
Location:Shkoder

Vendet e zbatimit

Shkodër

Qëllimet e projektit

Projekti “Videmokraci 3” synoi të ofrojë hapësirë, mjete dhe mundësi për studentët dhe nxënësit e Shkodrës për të eksploruar, analizuar dhe promovuar pjesëmarrjen aktive dhe qytetarinë demokratike përmes mjeteve interaktive multimediale dhe krijuese.

Projektit iu dha mbështetje për zhvillimin profesional të studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe nxënësve të Gjimnazit 28 Nëntori, duke forcuar kuptimin kritik mbi demokracinë lokale dhe qytetarinë aktive. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin dhe integrojnë konceptet themelore të ndërtimit të demokracisë lokale dhe pjesëmarrjes aktive në punën e tyre rinore.

Stafi i projektit siguroi mjete multimediale dhe kreative për të punuar si multiplikatorë në komunitetet e tyre dhe për t’i angazhuar pjesëmarrësit në një rrugëtim interaktiv për të eksploruar dhe promovuar temat e trajtuara nga projekti.

Tematika ishte e lirë, por e orientuar drejt çështjeve mjedisore, urbane dhe sociale, kurdoherë që ishte e mundur të realizohej një video ilustrative.


Objektivat konkrete të arritura:

  1. Rritja e njohurive dhe kuptimit mbi demokracinë lokale dhe qytetarinë, dhe ofrimi i njohurive teknike mbi mjetet kreative që pjesëmarrësit mund të përdorin për të kërkuar përgjegjësi dhe transparencë në nivel lokal.
  2. Prodhimi dhe shpërndarja e një portofoli vizual prej 18 videove të shkurtra, duke u fokusuar në çështjet që shqetësonin pjesëmarrësit.
  3. Përmes videove, pjesëmarrësit sollën shembuj konkretë dhe lidhjen mes Demokracisë Lokale, Çështjeve Mjedisore dhe Qytetarisë Aktive.

Videot u realizuan dhe redaktuan nga vetë studentët në telefonat e tyre, pa ndërhyrje në përmbajtje. Janë përdorur gjithë gjinitë e mundshme video, duke përfshirë redaktimin grafik të krijuar nga fillimi, grafikë metaforikë dhe videot e krijuara mbi bazën e temës së projektit.

Videot u promovuan në një audiencë të gjerë në faqen e projektit dhe rrjetet sociale, duke marrë angazhim shumë të mirë nga publiku.

Përveç cilësisë estetike, si elemente grafike, imazhe, ngjyrosje dhe zë, pjesëmarrësve u kërkua të përqendrohen te efikasiteti i mesazhit dhe zgjedhja e zgjuar e objekteve që krijonin lojë simbolike. Shumë pjesëmarrës përdorën aplikacione të thjeshta, ndërsa të tjerët u ndihmuan nga stafi teknik i projektit sipas udhëzimeve të trajnimit.


Ngjarja përfundimtare

Më 15 Maj, ngjarja përfundimtare e Videmokraci 3 u zhvillua në sallën e Gjimnazit 28 Nëntori, ku u shfaqën të gjitha videot e prodhuara dhe u shpallën 3 videot fituese. Pjesëmarrësit morën certifikata.

Fituesit:

  • Vivian Mustafa – Video: “Raise your voice”
  • Ardid Dedaj – Video: “We are destroying the nature”
  • Izmira Gjobalaj – Video: “Love”

Link i përmbledhjes së videove të konkurrimit: https://youtu.be/PEJX-R2D7FU

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Koherenca e konceptit me filozofinë e përgjithshme
  • Puna në grup
  • Redaktimi
  • Lojë simbolike me objekte, vende dhe dinamika video
  • Çmimi i audiencës u dha sipas like-ve dhe shikimeve më të larta në Facebook dhe YouTube
Scroll to Top