Më 22–30 gusht 2019 u zhvillua shkëmbimi rinor i projektit “Videmocracy” në Dojran, Maqedoninë e Veriut, me pjesëmarrjen e 43 të rinjve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia dhe Bullgaria.
Gjatë shkëmbimit rinor, të rinjtë u njohën me konceptin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Metodologjia e përdorur u bazua në arsimimin joformal, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësonin në një mjedis multikulturor përmes ushtrimeve stimuluese, debateve, diskutimeve dhe mësimit të ndërsjellë.
Gjatë aktivitetit, u zhvilluan punëtori të veçanta kushtuar multimedias, ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe për të punuar në video, kolazhe fotografike, blogje dhe artikuj në lidhje me temën e demokracisë.
Ky projekt u financua nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Partnerët:
Minority Leaders for Society (MLS), Maqedonia e Veriut
Art Kontakt, Shqipëri
Blink Kosovo, Kosovë
Udruzenje Svetlost, Serbi
Bolu Youth Association, Turqi
Mladi Volunteri, Bosnjë dhe Hercegovinë
Mladezhko evropeisko obshtestvo, Bullgari