Më 24 korrik 2019, në Tiranë, Shqipëri, projekti Videmocracy mblodhi së bashku 15 punonjës rinorë. Trajnimi iu kushtua përdorimit të videove për promovimin e demokracisë dhe edukimit qytetar.
Pjesëmarrësit do të përdorin njohuritë e fituara gjatë trajnimit për të realizuar një video dhe do të konkurojnë për prodhimin më të mirë, duke përdorur metoda si “insta-film” (me kohëzgjatje jo më shumë se 2 minuta).
Videot do të fokusohen në çështje të demokracisë lokale si korrupsioni, transparenca, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut, si dhe në pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike, përmes fotove dhe videove që pasqyrojnë angazhimin e tyre qytetar.