Data e ceremonisë së hapjes: 24/04/2019
Vendndodhja: Qendra Shumëfunksionale “Ten” – Bashkia e Tiranës
Folësit në ceremoninë e hapjes:
- Eldon Gjikaj (profesor në Universitetin e Tiranës)
- Ylljet Aliçka (shkrimtar dhe skenarist)
- Rezarta Delisula (kryeredaktore në Gazeta Shqiptare)
Më 26 prill 2019, në Qendrën Shumëfunksionale “Ten” – Bashkia e Tiranës, “Art Kontakt” realizoi ekspozitën “EUnderground”.
Ekspozita “EUnderground” kishte për qëllim të sillte në vëmendje lëvizjet kulturore nga Shqipëria dhe vendet ish-bllokut sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe fatin tragjik të artistëve që u persekutuan nga kultura “zyrtare” komuniste për shkak të pikëpamjeve të tyre politike, stileve artistike apo temave të artit të tyre.
Eldon Gjikaj, profesor në Universitetin e Tiranës, trajtoi temën e përhapjes në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore që kundërshtonin politikat zyrtare dhe realizmin socialist si doktrinë. Në shumë vende si Çekosllovakia, Polonia, ish-Bashkimi Sovjetik etj., shkrimtarë si Milos, Havel, Brodsky, Michnik, Pasternak, Akhmatova luftuan kundër ideologjisë komuniste dhe “Realizmit Socialist”. Kjo solli një valë persekutimesh ndaj secilit prej tyre, por në vende të ndryshme kjo shtypje dhe persekutim ishin në nivele dhe intensitete të ndryshme. Rasti i Shqipërisë mbetet unik.
Shkrimtari Ylljet Aliçka i paraqiti publikut një panoramë të lëvizjes underground në vitet ’70, veçanërisht në skenën muzikore të Tiranës pas Festivalit të 11-të.
Paneli u moderua nga zëvendës kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Rezarta Delisula.
Projekti “EUnderground” financohet nga Programi “Evropa për Qytetarët” i Bashkimit Evropian. http://eunderground.eu/