Më 20 dhe 21 qershor 2025, në kompleksin muzeor të poetit dhe figurës së shquar të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare, Ndre Mjeda – një vend simbolik i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore shqiptare – u zhvillua edicioni i parë i festivalit të artit bashkëkohor “Arti, Midis Ëndrrës dhe Realitetit”.

Ky projekt kuratorial kishte për qëllim të krijonte një dialog mes artit bashkëkohor dhe memories kolektive, duke nxitur reflektimin mbi ëndrrën dhe realitetin, kujtesën dhe identitetin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore, përmes veprave që përfshinin: instalacione, video-art, performanca, pikturë, fotografi, filma eksperimentalë, e më shumë.

I frymëzuar nga krijimtaria poetike e Ndre Mjedës, festivali ngriti pyetje mbi rolin e artit si burim ndërgjegjësimi kolektiv dhe si një formë rezistence poetike ndaj realitetit.

Elementët kryesorë të programit përfshinin:

  • Një ekspozitë multidisiplinare
  • Performanca audio-vizuale
  • Një diskutim i hapur me publikun mbi ndërthurjen e poetikës me artin bashkëkohor

Qëllimi i festivalit ishte të krijonte një hapësirë të tretë – një vend njëkohësisht poetik dhe kritik, ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja komunikojnë përmes artit.

Specifikat e veprave të artistëve pjesëmarrës

Bib Frrokaj
The Flag of Light
Instalacion “site specific” për Ndre Mjedën
Materiale: inoks dhe hekur
Përmasat: 55 x 6 x 370 cm
Viti: 2025

Denada Makaj
Andrra e jetës
Instalacion zanor
Viti: 2025

Elsaida Musiq
NÀNA
Printim në foreks
Përmasat: 100 x 70 cm
Viti: 2025

Elsamina Musiq
BORN AGAIN
Materiale: polisterol, letër dhe allçi
Viti: 2025

Enza Rripaj
Krijesat e territ II – Për pak dritë
Instalacion me imazhe digjitale
Viti: 2025

Fatlum Doçi
Pa titull
Instalacion druri
Viti: 2023

Gevis Lekiqi
SPACE ODDITY
Pikturë me bojra vaji në letër
Viti: 2025

Giulia Cannas
Arveskida
(Pjesë e projektit ALBA)
Performancë
Viti: 2025

Jonida Xherri
Ndërthurje ëndrrash
3 instalacione-tapet
Përmasat:
– 45 cm x 17 metra
– 1.5 metra x 8 metra
– 1.5 metra x 12 metra
Viti: 2025

Jozefina Vokrri
Gjurmë
Video art
Viti: 2025

Matias Shabani
Midis ëndrrës dhe realitetit
Market në kanavacë
Përmasat: 60 x 70 cm
Viti: 2025

Ornella D’Agostino
Midis hapave dhe gurëve
(Homazh kërcimit Sard)
Video (fillim i viteve ‘90), performancë-instalacion
Viti: 2025

Xhovana Precetaj
Pse të kujtojmë
7 piktura
Përmasat: 60 x 80 cm
Viti: 2024–2025

Xhulian Millaj
Ku shpirti vajton në hidhërim dhe lutet për çlirim
Instalacion me alumin dhe hekur
Viti: 2025

Festivali u organizua nga Art Kontakt dhe u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).