Art Kontakt Festival 2012

Në bashkëpunim me:

Promenade Gallery,
The Office Contemporary Art Space Affair
Marco Polo system
Citizens Association Omen Theatre
Electronic Music Tirana
Personal Cinema collective
Propagando company

Mbështetur nga:

Ministria e Mbrojtjes,
Vodafone Albania
University Vitrina
Instituti Italian i Kulturës
Konsullata Italiane Vlorë
Ambasada e Sllovenisë
ABBIESSE
Urban Research Institute (URI)

Edicioni 2012 i Festivalit Art Kontakt synon të eksplorojë përshtypjet, përvojat, perspektivat dhe shqisat që arti reflekton në këtë moment historik, si pasojë e krizës globale.

Festivali do të jetë një hapësirë krijuese ku ju – entuziastë të artit dhe artistë të të gjitha zhanreve (fotografi, pikturë, video, grafikë, performancë, muzikë, dizajn etj.) – mund të shprehni talentin tuaj, përvojën, të frymëzoni njëri-tjetrin dhe të ktheni kështjellën e Porto Palermos dhe të gjithë territorin e saj në një zonë krijuese dhe miqësore.

Gjatë rrugës për në Porto Palermo, pjesëmarrësit e festivalit, artistët dhe stafi do të ndalojnë në pikën e mrekullueshme turistike të Zvernecit (Vlorë) dhe do të zhvillojnë një bisedë të hapur për të promovuar vlerat kulturore dhe natyrore të zonës në qarqet ndërkombëtare.

Një seksion i veçantë i quajtur “RiciklArt”, i mbështetur nga Vodafone Albania, do të i dedikohet artit të riciklimit.
Kjo hapësirë do të ekspozojë instalacionin “DEBRIS SOUNDS”, i përbërë nga elementë të riciklueshëm që prodhojnë tinguj muzikorë.
(Projekti dizajnuar nga artistët: Ermal Bezhani & Orjet Nazëraj)

Një projekt i Universitetit të Venecias “IUAV”, do të ekspozohet nën kujdesin e Andrea Bonifacio.

Në zonë do të vendoset një kamp me çadra me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila gjithashtu do t’u sigurojë pjesëmarrësve ndihmë të parë.
(Projekti dizajnuar nga artisti: Ermal Bezhani)

Scroll to Top