FESTIVALI ART KONTAKT
PROJEKTI KURATORIAL
Botimi i gjashtë i Festivalit të Artit Bashkëkohor “Art Kontakt 2015” prezantohet me një qasje inovative, ku tema qendrore e komunikimit ndërvepron me artet vizuale në forma të tjera arti, si: muzika, arkitektura urbane dhe suburbane, dizajni, fotografia, filmi, letërsia dhe kërcimi modern. Tema e ndërtimit të urave lidh këto fusha artistike së bashku dhe në të njëjtën kohë fshin të gjitha pengesat dhe kufijtë ekzistues.
Tema e komunikimit është shumë origjinale dhe e ndjeshme sot, si rezultat i ndikimit që sistemi i ri kapitalist në epokën e globalizimit ka në forma të tjera, si: midis nesh dhe botës ku jetojmë, midis nesh si artistë pa marrë parasysh konceptin artistik, midis lindjes dhe perëndimit, veriut dhe jugut, midis nesh dhe informacionit tradicional të teknologjisë dixhitale, etj. Përdorimi i temës “Komunikimi” si qendër e universit bashkëkohor është në thelb fokusimi mbi fenomenin global në fillimin e mileniumit të tretë. Në një ndërveprim sofistikuar dhe sinkron të të gjitha arteve, “Komunikimi” përfshin një përvojë multidimensionale, jo vetëm estetike, por edhe njerëzore, ashtu siç është bota në shpirtin e artistit.
Botimi i gjashtë i Art Kontakt 2015, në filozofinë e tij, ka për qëllim ndërrimin e përvojave sociokulturore midis artistëve shqiptarë dhe të huaj që do të marrin pjesë. Tema e komunikimit e bën këtë botim një laborator autentik eksplorimi, ku artistë të rinj mund të shprehin veten dhe të hetojnë fenomene të ndryshme, si: sociopolitike, ideologjike, racore, fetare, apo të marrin rolin e medias, që sot luan një rol thelbësor në shkëmbimin e informacionit global. Tema e edicionit nuk është thjesht një dialog verbal midis njerëzve, por një mënyrë veprimi ose reagimi që synon një qasje multidimensionale. Mesazhe dhe impulse të njëkohshme dërgohen në shoqëri, në nevojë për evolucion të ri dhe social, të mundësuar përmes arteve si një entitet.
.

Qasja ndaj temës së komunikimit krijon hapësira të reja interaktive jo vetëm midis artistëve dhe arteve, por krijon një rrugë dialogu me publikun për vizitimin e ekspozitave të artit bashkëkohor; krijon bashkëpunim midis institucioneve publike dhe partnerëve, si dhe motivon rritjen e audiencës nga grupe të ndryshme moshe, të cilët jo vetëm do të gjejnë imazhin tradicional në formën e vjetër të një kliçee të së shkuarës, por do të kënaqen në ndërveprimin magjik të të gjitha arteve në një, magjinë e artit bashkëkohor.
Përzgjedhja e kolonave në sheshin “Italia” si vend për hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e festivalit nuk është rastësi. Larmia e gjerë e arteve që mbart festivali Art Kontakt në ADN-në e tij rikthen këtë vend tek banorët ose e bën një lloj “audientibus humanitatis”: një vend ku vëzhgon dhe vëzhgohesh, ku publiku nuk është vetëm spektator por edhe protagonist, një hapësirë e përbashkët ku takohen artistët, publiku dhe veprat artistike. Perspektiva historike e kolonave transformohet gjatë festivalit nga një simbol politik në një vend për art bashkëkohor. Ky shesh, i liruar aktualisht nga fantazmat midis dy botëve — e kaluara fashiste që e krijoi dhe ndërtoi, dhe pas ‘90-ve me funksionet e saj konsumiste — do të shërbejë për të stimuluar emocion dhe dëshirë përmes veprave artistike. Gjatë festivalit kolonat do të transformohen në kolonat e “Komunikimit” përmes video-artit, instalacioneve, muzikës, kërcimit bashkëkohor, performancave, fotografisë dhe poezisë. Komunikimi nuk është vetëm një temë, por një alkimie metafizike midis publikut dhe veprave artistike, duke shpëlarë baltën e mitit politik të ndërtuar në mënyrë abuzive mbi këtë shesh. Përballja në emër të artit bashkëkohor, midis vetëdijes ideologjike të së kaluarës që varrosi “Komunikimin” si koncept dhe mediokritetit të tashëm, është me shumë guxim.
Komunikimi është një përfshirje multidimensionale, është çelësi i përgjegjësive tona ndaj historisë, fenomeneve socio-politike-kulturore, që lindin, rriten dhe do të vdesin në epokën tonë. Artistët bashkëkohorë e shohin botën nga një këndvështrim i ndryshëm, duke kërkuar dhe përthithur dimensione të reja për njeriun bashkëkohor, duke e vendosur atë në qendër të universit sepse:
“Të krijosh do të thotë gjithashtu t’i japësh formë fatit tënd” (Albert Camus).
Vetë Festivali Art Kontakt interpreton kolonat në një poezi, në një vend që vëzhgon ndjesitë e publikut dhe mesazhet që artistët e rinj sjellin në veprat e tyre. Komunikimi në këtë itinerar të artit bashkëkohor prek dhe tërheq vëmendjen ndaj problemeve të ndryshme si: sociale, ekologjike, teknologjitë e reja të informacionit, puna, jeta dhe ritmi i saj i përditshëm, gëzimi dhe trishtimi.
Festivali Art Kontakt 2015 bashkon artistë nga vende të ndryshme që me veprat e tyre kthehen për të vëzhguar “Njeriun”, por këtë herë duke theksuar se si dhe me çfarë Komunikon. Në këtë pikë, festivali Art Kontakt do të sigurojë oksigjenin e munguar për sheshin dhe do të konceptojë përmes artit një gjuhë të re, një “Komunikim” të ri me të, ku vizitorët do të gjejnë jo vetëm kujtimet e tyre të shtrembëruara, por edhe parashikimin urban të një qyteti që shikon drejt së ardhmes. Kritiku i artit Gillo Dorfles thotë: “Shpresoj, jo në një braktisje të harmonisë sepse ruaj mendimin artistik aventurier të Rinascimento-s, por mbështes një kuptim më të mirë nga Bota Perëndimore për shumë forma arti bashkëkohor që janë të pranueshme për ata që shohin me një perspektivë tjetër”.
E frymëzuar nga ky shprehje, Komunikimi është thelbi i ekzistencës sonë, dhe diversiteti i tij kërkon vëmendjen maksimale për ta ruajtur si relike e një vlere dhe pasurie të përbashkët. Në këtë kontekst, “Komunikimi” muton në forma dhe figura të ndryshme, veçanërisht kur filtrohet në sitën poetike të artit. Në fakt: “Gjithë problemi në jetë është se si mund të thyejmë vetminë brenda nesh dhe të komunikojmë me të tjerët” (Cesare Pavese).
Komunikimi ka qenë, është dhe do të mbetet fuqia e pakufizuar e njeriut në aeternum, i cili evoluoi dhe socializua përmes komunikimit ndërmjet kulturave të ndryshme. Sepse: “Paqa vjen vetëm përmes komunikimit”, thotë Ezra Pound. Në universin semiotik të arteve vizuale:
“Të komunikosh është natyrale; të pranosh atë që komunikohët është një art”. (J. W. Goethe).
Gjatë festivalit do të organizojmë një workshop të dedikuar për video-art, të drejtuar nga Joan Ikonomi, duke bashkuar këto fusha dhe duke fshirë në të njëjtën kohë të gjitha pengesat dhe kufijtë ekzistues.