NGJARJA “DITËT E KULTURËS JAPONEZE”
NË TIRANË NGA 5 – 7 QERSHOR, 2013
E MËRKURË, 5 QERSHOR – BALKAN CHAMBER ORCHESTRA @ 8PM
HOTELI NDËRKOMBËTAR TIRANË, SALA AKERNIA
Balkan Chamber Orchestra
Balkan Chamber Orchestra u themelua në 2007 nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, me synimin për të krijuar ndërveprim dhe bashkëpunim midis etnive në Gadishullin Ballkanik, pasi orkestrës nuk i takon asnjë vend shtëpiak.
Në maj 2009 u realizua një koncert në Mitrovicë, në veri të Kosovës, në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare. Koncerti u bë temë e nxehtë, pasi ishte hera e parë pas rreth 10 vjetësh që muzikantët serbë dhe shqiptarë performuan së bashku.
Në shtator 2010, orkestra u ftua në “Balkan Leaders Summit 2010 – ‘Making Europe a Whole’” në Nju Jork, ku performoi përpara Presidentëve dhe Kryeministrave të Ballkanit. Orkestra ka anëtarë nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Në maj 2011 u realizua një koncert në Musikverein, Vjenë. Koncerte u mbajtën gjithashtu në Tokio në 2009 dhe 2012.
E ENJTE, 6 QERSHOR – “From White …to Sunrise” LETËRSIA JAPONEZE PARAQITUR NGA EMA ANDREA
UNIVERSITETI I ARTËVE, SALA BLACK BOX

Një mozaik letërsie “From White …to Sunrise” nxjerr në pah shpirtin e kulturës japoneze përmes tregimeve të shkurtra të mjeshtrave të narrativës. Aktorja shqiptare Ema Andrea do të rilindë shqisat dhe emocionet tona përmes këtyre vargjeve japoneze.
-
Yasunari Kawabata – “The House of the Sleeping Beauties (Nemureru Bijo) – 1961”
-
Kenzaburō Ōe – “Aghee the Sky Monster (Sora no kaibutsu Agu) – 1964”
-
Haruki Murakami – “Sputnik Sweetheart (Supūtoniku no koibito) – 1999”
-
Gabriel García Márquez – “Sleeping Beauty and the Airplane (El Avión de la Bella Durmiente) – 1993”
-
Marguerite Duras – “Hiroshima mon Amour” – 1960
-
Mizuno Ruriko – “Dora Isle” dhe “Ostriches Heaven”
-
Amy Yamada – “Bedtime Eyes” – 1985
-
Yasushi Inoue – “Hunting Gun Ryōjū” – 1949
E PREMTE, 7 QERSHOR – PROJEKTIMI I FILMIT “TOKYO STORY” – 8PM
CINEMA MILLENIUM 1, HOTEL SHERATON

“Tokyo Story” është një film japonez i vitit 1953, i regjisuar nga Yasujirō Ozu. Një çift i moshuar udhëton në Tokio për të vizituar fëmijët e tyre dhe përballet me indiferencë, mosmirënjohje dhe egoizëm. Kur prindërit dërgohen në një resort nga fëmijët e padurueshëm, filmi thellohet në një meditacion të papërballueshëm mbi vdekshmërinë.