Tingujt e Mbeturinave

Kjo performancë u zhvillua gjatë Festivalit Art Kontakt 2012, Porto Palermo

DEBRIS SOUNDS

Një performancë zanore me instrumente muzikore të krijuara nga materiale të ricikluara

Konceptuar nga Ermal Bezhani

Pas suksesit të disa performancave të shkurtra në klube dhe galeri të Tiranës, lindi ideja e një eventi me instrumente muzikore, perkusion dhe materiale të ricikluara. Koncepti i këtij projekti përfaqëson një lidhje inovative midis muzikës, arteve vizuale, dizajnit, filozofisë urbane dhe komunikimit social, bazuar në idenë e riciklimit. Ai është një pikë takimi midis performancës dhe workshop-it, ku Debris Sounds, në mënyrë të detajuar dhe ironike, paraqet kaosin e mbeturinave industriale që pushtojnë qytetet tona, duke implementuar instrumente muzikore.

“Debris Sounds” ishte një event i pazakontë në kontekstin artistik shqiptar, i cili prezantoi publikun shqiptar me një botë fantastike dhe të papritur. Një seri materiali të panumërt, që zakonisht përfundojnë në koshat e plehrave, u konvertuan pa vështirësi në instrumente funksionale, për të dhënë një perspektivë të ndryshme mbi objektet e përditshme, të cilat pas kryerjes së funksionit të tyre të parë, konsiderohen vetëm si mbeturina. Në fakt, u dëshmua e kundërta: ato mund të kenë një ekzistencë të re në një “udhëtim psikedelik pa përdorur substanca toksike”.

Scroll to Top