Festivali Porto Palermo 2014

Uncharted

I paeksploruari është një faktor i panjohur. Është një enigmë ku përpiqemi të përdorim skema racionale dhe rigorozitet shkencor për të ofruar një shpjegim logjik të vendit.
Ashtu si në Arboretumin e David Byrne, përpiqemi të krijojmë një hartë mendore të një territori imagjinar. Në këtë vend fotografitë, videot, vizatimet, instalacionet dhe performancat poetiko-konceptuale përbëjnë peizazhin e mendjes së artistit.
Mënyrat në të cilat këto punë bashkohen, përplasen dhe ndërthuren, vizualisht paraqesin shumë aspekte të këtij festivali. Marrëdhëniet, lidhjet dhe sinergjitë që lindin spontanisht janë produkti final i një procesi të gjatë mbledhjeje, krijimi dhe mirëpritjeje, duke shprehur përvojën dhe vizionin e artistëve për botën dhe shoqërinë.
Artistët dhe punët e zgjedhura në këtë edicion të festivalit përfaqësojnë një model praktikash artistike dhe shpirtërore që, duke reflektuar nocionet e kufijve gjeografikë, bëhen pika fokale të kësaj harte imagjinare.
Këtu kultura tejkalon ngjarjen për të u bërë një depo kritike e proceseve kuptimplote dhe rikrijuese të jetës personale dhe përvojave shpirtërore. Kultura, e cila riprodhohet dhe zhvillohet vazhdimisht me audiencën e gjallë, bëhet pjesë natyrale e festivalit. Në këtë kontekst, produkti kulturor pasurohet me emocione, perceptime dhe interpretime që transformojnë vlerën dhe kuptimin, duke zhvendosur boshtin kryesor nga kujtesa e thjeshtë e së kaluarës drejt vizionit strategjik të së ardhmes.
Procesi krijues që karakterizon festivalin nuk është thjesht një udhëtim artistik, muzikor ose spektakolar, por një përvojë individuale dhe kolektive në një vend po aq imagjinar sa real; ku historitë janë përvojë, ku dëgjimi është identitet dhe ku shikimi është kujtesë. Në një ese mbi kujtesën, J. Le Goff na kujton se kjo është ajo që ushqen historinë, e cila nga ana e saj e ushqen dhe e transformon. Duke ruajtur të kaluarën, kujtesa është e dizajnuar për t’i shërbyer së tashmes dhe së ardhmes.
Ky festival është Uncharted pikërisht sepse ky hapësirë do të tejkalojë historinë e njohur, duke u bërë një vend ku lindin histori të panjohura.

ARTISTËT VIZUALË
arta&ben (scafisti scafati) “kater i rades 2014″ video/instalacion
dritan hyska “the perfect border”, video
julia heslop/martin heslop “the spider web city” video
ardian isufi “xixat”, video
beskida kraja “sorry” video/performancë/instalacion
stefany savino/alban met hasani “Isola ftuttuante”, instalacion
rron qena “mermaids singing”, pikturë/vaj në kanavacë
eliza hoxha “heshtja e kangës” video/instalacion
jakup ferri “cold water boils faster” tapiceri
nasserman “memories”, video
emi toska “porto palermo”, projekt arkitekture
arber kadia “pro ces fluid”, instalacion
klod dedja/ema andrea “the transformers”, performancë
primoz bizjak “sava, donava in drina”/“slideshow 2014” video
yllka gjollesha “the moon”, pikturë/instalacion
ermal bezhani/orjet nazëraj “link”, instalacion/muzikë elektronike live/performancë
fioralba kryemadhi “vanity”, foto/instalacion
artes ferruni/arbies komoni, “a dna poetry”, performancë
helidon haliti “efimeron”, pikturë
ilir lluka “metamorphic narratives”, performancë zëri
andrea bonifacio “displaced identity” – shënime historie, pothuajse roman, video

DJ / LIVE ACTS
naam van organic tech/experimental
leonard toma tech house underground
besi tech house/techno
canoon – Albanian alternative independent folk
d-force vs Vj vinny
via tirana (00 GENTI) / electro-rock

STAFF ART KONTAKT
Andi Tepelena / producent, kurator
Antuela Gjata / asistent producenti, koordinatore
Aurora Velaj / marrëdhënie publike
Dardana Caushi / administrim financiar
Keti Shehu / bashkëpunëtore, asistente kuratori
Ardian Agalliu / teknik ekspozite
Rabie Nerguti / asistente kuratori
Denisa Kaca / asistente logjistike
Ergys Mita / asistente logjistike
Luan Shkodra/Jotti Ejlli / kamera, post-produksion

VULLNETARË
Rea Lama
Alesia Burnazi
Elda Lauka
Kersti Nurka

 

Scroll to Top