Rrënjët e Dizajnit Europian – Aktiviteti Final

Art Kontakt realizoi aktivitetin final të dizajnerëve të rinj dhe ekspertëve të projektit “Rrënjët e Dizajnit Europian”.
Ky aktivitet mblodhi dizajnerët e rinj dhe ekspertët që kanë bashkëpunuar në “Rrënjët e Dizajnit Europian”. Gjatë kësaj ekspozite u prezantuan punë të ndryshme të prodhuara gjatë workshop-eve të drejtuara nga ekspertët Arjela dhe Ardi Kule.

Në një stendë të veçantë u prezantuan punët e dizajnerëve të njohur Silvana Nini, Natasha Korn, Bela Maci.
U zhvillua një diskutim i hapur, ku pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë që ofron dizajni modern për tregun shqiptar dhe atë global, duke përdorur elementë të traditës shqiptare.
Aktualizimi i traditës ndihmon njerëzit të afrohen më shumë me rrënjët e tyre dhe të kuptojnë më mirë kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se në këtë mënyrë njerëzit nga kultura të ndryshme të Europës mund të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Përmes këtij lloji arti, mund të gjejmë me anë të dallimeve rrugën drejt unitetit. Artet dhe dizajni bashkëkohor të aplikuara, të ushqyera nga artet tradicionale, bëjnë traditën më të qartë për epokën e sotme. Ato i japin traditës një kuptim modern dhe e bëjnë të përditshme, gjë që e bën atë më të kuptueshme dhe më afër njeriut bashkëkohor.

“Rrënjët e Dizajnit Europian” është një projekt i mbështetur nga Programi i Bashkimit Europian për Kulturën 2007-2013.

Scroll to Top