Trajnim i punëtorëve të rinj në multimedia dhe video në Tiranë, Shqipëri. 7–14 Qershor 2019, Tiranë, Shqipëri. Ky aktivitet mblodhi së bashku 28 punëtorë të rinj, 2 trajnerë, 1 lehtësues, 1 raportues dhe 2 anëtarë stafi. Trajnimi iu kushtua mjeteve multimediale, përdorimit të mediave sociale, dhe përdorimit të videove për promovimin e demokracisë dhe edukimit qytetar. Pjesëmarrësit do ta përdorin njohurinë e fituar në komunitetet lokale, në trajnimet që do të organizojnë me të rinjtë, duke i mësuar ata si të përdorin multimedia, insta-filma, video, si të editojnë video, të vendosin zëra, dhe të përdorin aplikacione të ndryshme online për krijimin e videove.