Videmokraci

Ky projekt synon të angazhojë të rinjtë e Qarkut të Tiranës që të marrin një rol dhe përgjegjësi në çështjet e demokracisë vendore dhe interesit publik, duke përdorur artin (videon) dhe rrjetet sociale si mjete të komunikimit masiv.

Objektivi:
Realizimi dhe shpërndarja masive në rrjetet sociale e një portofoli prej 100–150 videove që do të realizohen nga të rinjtë pjesëmarrës në projekt, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe qeverisjes vendore përmes transmetimit të mesazheve me video, në lidhje me temat e demokracisë vendore.

Aktivitetet:

  • Zbatimi i laboratorëve ku do të përfshihen 150–200 të rinj nga shkollat e mesme dhe universitetet në Bashkinë Tiranë, Bashkinë Kamëz dhe Bashkinë Kavajë për konceptet e demokracisë vendore.
  • Zbatimi i trajnimeve për konceptimin dhe realizimin e videove nga të rinjtë që do të marrin pjesë në laboratorë.
  • Realizimi i videove dhe shpërndarja e tyre në rrjetet sociale.
  • Organizimi i një aktiviteti përfundimtar për publikun dhe ndarja e trofeve për fituesit.
Scroll to Top