ADRIFORT

ADRIFORT
www.adrifort-ipa.eu

Art Kontakt – Ekspert i Ministrisë së Kulturës

Rrjeti Adriatik për Trashëgiminë e Fortifikuar
Adrifort lind nga vetëdija mbi vlerën e trashëgimisë së fortifikuar në zonën bregdetare të Adriatikut, si një burim që sjell përfitime në nivel social dhe ekonomik. Projekti, i nisur në Tetor 2012 dhe i financuar brenda Programit të Bashkëpunimit IPA Adriatik, ka si qëllim krijimin e një modeli të ri të menaxhimit të trashëgimisë kulturore përmes përfshirjes së investitorëve privatë dhe një rrjeti autoritetesh që mund të menaxhojnë këtë trashëgimi, duke kthyer aktivitetin në një mjet për zhvillimin ekonomik të zonave përreth.


QËLLIMET E PROJEKTIT

Projekti fokusohet në zhvillimin e një metode operative të përbashkët që mbështet institucionet në menaxhimin e ripërdorimit të fortesave adriatike.
Qëllime të tjera të Adrifort përfshijnë sugjerimin e ideve dhe zgjidhjeve që mund të transferohen në të gjithë zonën Adriatike.
Rrjeti Adrifort përfshin një seri veglash pune të hapura për të gjithë për njohuri të përbashkët: një hartë e Fortesave Adriatike, një laborator vizual, një qendër dokumentimi ndërkufitare, shumë punëtori territoriale, një faqe interneti dhe buletine periodike.


PARTNERËT

Adrifort është rezultat i një partneriteti të udhëhequr nga Rajoni i Veneto-s me gjashtë vende të ndryshme: Qyteti i Polas, Qyteti i Venecias, Bashkia e Ravenës, Universiteti Juraj Dobrila i Polas, Bashkia e Korfuzit, Bashkia e Kotorrit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Tiranës, Rajoni i Puglias (Politikat për Promovimin e Territorit, Njohuri dhe Talente), Bashkia e Piranit dhe Universiteti Ca’Foscari i Venecias. Bashkëpunëtor në projekt është Rajoni i Istrias.


GJASHTË SHEKUJ HISTORIE

Projekti ka identifikuar tetë lokacione të fortifikuara bregdetare që mbështeten drejtpërdrejt nga rrjeti ndërkufitar:

  • Rocca Brancaleone në Ravenna (Itali)
  • Qyteti i vjetër i Korfuzit (Greqi)
  • Muret e qytetit të Piranit (Slloveni)
  • Kalaja e Gallipolit (Itali)
  • Fort Marghera në Marghera (Itali)
  • Fort Trojica në Kotor (Mal i Zi)
  • Fort Punta Christo dhe Munide pranë Polas (Kroaci)
  • Kalaja e Lezhës në Tiranë (Shqipëri)
Scroll to Top