Në javën politike,”Kinemaja Politike” pranë Universiteti Mesdhetar Shqipetarmë datë 13 Dhjetor 2018 u zhvillua seminari “Stereotipet,pertej imagjinates dhe realitetit te fqinjve ne Ballkan”, vjen me një prezantim nga e ftuara Ilda Mara dhe me pas shfaqja e filmit “ I dashur Armik”, me regji te Gjergj Xhvanit për të cilin studentet u perfshinë në diskutime
Prezantoi: Ilda Mara
Eksperte e marredhenieve ndërkombëtare, drejtoreshë e revistes Art Trashegimi
Moderoi: Nevila Sokoli Xhindi
Universiteti Mesdhetar i Shqiperise
Organizatoi: Andi Tepelena
Art Kontakt
Gjatë luftës së Parë Botërore propaganda ka ulur armiqtë në stereotipet, në bazë të paragjykimeve nacionaliste. Ky debat synon të nxisë një reflektim ndërkombëtar dhe ndërgjeneracional rreth stereotipave kombëtare: mënyrën se si ato kanë lindur, se si janë përdorur për qëllime politike, si të njihen dhe të kapërcehen ato. Debati organizohet në kuadër të projektit ‘EUIMAGE’ i cili ka për qëllim thellimin e temës së stereotipeve kombëtare, duke analizuar se si ata kanë lindur në fundin e Luftës së Parë Botërore dhe se si ato ende ndikojnë politikën dhe euroskepticizmin
Ky projekt organizohet nga Art Kontakt dhe mbështetet nga programi i Bashkimit Evropian Europa për Qytetarët – Përkujtimi Europian.