https://www.facebook.com/Artiviz%C3%ABm-152970072319843/ArtiVizëm për Demokraci Lokale të Përgjegjshme
Në kohë fushatash zgjedhore të gjithëve na premtohet një qytet për të cilën kishim ëndërruar ta kemi një ditë, por qyteti i premtuar rrallë e përmallë bëhet i prekshëm dhe i dukshëm për ne. Mungesa e ndjeshmërisë dhe reagimit qytetar ndaj problematikave të lidhura me shërbimet publike (cilësinë apo mungesën e tyre) dhe premtimet e përsëritura, por të pazgjidhura kanë bërë që disa situata absurdi të pranohen si pjesë normale e përditshmërisë në qytet.
Projekti kontribuon në stimulimin e aktivizmit dhe angazhimit qytetar në ngritjen dhe advokimin të anomalive të qeverisjes në nivel lokal përmes aktivizmit artistik (Artivizëm).
Hapësira publike të qytetit shëndrrohen në hapësira ku audienca jane vetë kalimtarët.
Ky projekti synon të nxisë zhvillimin e një kulture artistike që vazhdon jashtë në rrugë, ku dëshiron të bëje vend per shprehje individuale brenda territorit gjithpërfshirës urban.
Është nje projekt i parealizuar më parë në Shqipëri që thekson rëndesine e pjesëmarrjes demokratike në art dhe ripërdorimin e vendeve urbane duke krijuar një dialog interaktiv për përmiresimin e jetës dhe eksperiences urbane.Një dialog konstruktiv për te ri-imagjinuar qytetin nga një terren i izoluar periferik në një skenë të hapur multidimensionale, ku kalimtarët e rastit krijojnë dhe angazhohen në një dialog me krijuesin.
Qëllimi i projektit ‘ArtiVizëm’është që tu japim mundesi amatorëve të rinj krijues, aktivistë të shoqërisë civile (nuk përjashtohen dhe qytetarë të thjeshtë) të nxjerrin në pah problematika në lidhje me mungesen e shërbimeve publike dhe sociale pranë zonës/komunitetit ku jetojnë, nëpërmjet formave simbolike artistike të artit urban – video, art-grafiti, postera, fotografi, performancë etj.
Projekti ka qëllim ti kthejë në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj autoriteteve dhe të forcojë rolin e pjesëtarëve të komunitetit, t’i detyrojë institucionin të shohë më tepër nga qytetari.
Projekti do të realizohet në hapësirat publike dhe njësi komunitare të Njësisë 2, Tiranë. Artivistët realizojnë produkte krijuese, që do të kenë në fokus kryesisht premtimet e pambajtura nga institucionet e zgjedhura kundrejt qytetarëve në Njësinë 2.
– Në fazën e parë u bë një hulumtin i detajuar i të gjithë konteksit social kulturor të Njësisë 2. U prodhua materiali i nevojshëm informativ për të ndërtuar më pas aktivizmat, nisur nga perceptimet e tyre për problematikat e tyre dhe punët publike të realizuara në raport me premtimet gjatë fushatave për zgjedhjet lokale.
Pjesëmarrja në workshop-in e realizuar me nxënësit e Liceut artistik dhe studentët e Akademisë së Arteve , nga kuratorët Romeo Kodra dhe Ergin Zaloshnja ishte sipas pritshmërive.
Në nivel konceptual workshop-et u fokusuan në problemet e shërbimeve publike të ofruara nga pushteti lokal dhe gjendja e tyre në raport me premtimet në fushata.
Gjithashtu projekti është ende në fazën e zhvillimit . Zhvillohen workshop-e të cilat do postohen me kalimin e kohës. Disa prej aktiviteteve të kryera mund t’i shikoni tek faqja në facebook.
https://www.facebook.com/Artiviz%C3%ABm-152970072319843/