Më 20 dhe 21 qershor 2025, në kompleksin muzeor të poetit dhe figurës të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare, Ndre Mjeda – një vend simbolik i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore shqiptare – u mbajt edicioni i parë i festivalit të artit bashkëkohor “Art, Ndërmjet Ëndrrës dhe Realitetit”. Ky projekt kuratorial synonte krijimin e një dialogu ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës kolektive, duke inkurajuar reflektimin mbi ëndrrën dhe realitetin, kujtesën dhe identitetin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore përmes veprave që përfshinin: instalacione, art video, performanca, pikturë, fotografi, filma eksperimentalë dhe më shumë. I frymëzuar nga vepra poetike e Ndre Mjedës, festivali ngriti pyetje për rolin e artit si një burim i vetëdijes kolektive dhe si një formë e rezistencës poetike ndaj realitetit.
Elementet kryesore të programit përfshinin:
- Ekspozitë multidisiplinare
- Performanca audio-vizuale
- Diskutim publik të hapur mbi ndërthurrjen e poetikës dhe artit bashkëkohor
Qëllimi i festivalit ishte krijimi i një hapësire të tretë – një vend që ishte si poetik ashtu edhe kritik, ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja komunikonin përmes artit.
Specifikat e Veprave të Artisteve Pjesëmarrës
Bib Frrokaj
The Flag of Light, instalacion “site-specific” për Ndre Mjedën, me inoks dhe hekur, përmasat 55 x 6 x 370 cm, 2025
Denada Makaj
Andrra e Jetës, instalacion zë, 2025
Elsaida Musiq
NÀNA, printim në forex, përmasat 100 x 70 cm, 2025
Elsamina Musiq
BORN AGAIN, polisterol, letër dhe allçi, 2025
Enza Rripaj
Krijesat e Territ II – Për Pak Dritë, instalacion, imazhe digjitale, 2025
Fatlum Doçi
Pa Titull, instalacion druri, 2023
Gevis Lekiqi
SPACE ODDITY, pikturë me bojra vaji në letër, 2025
Giulia Cannas
Arveskida, performancë (pjesë e projektit ALBA), 2025
Jonida Xherri
Ndërthurje ëndrrash, 3 instalacione-tapet:
- 45 cm x 17 metra
- 1,5 metra x 8 metra
- 1,5 metra x 12 metra
Të gjitha krijuar në 2025
Jozefina Vokrri
Gjurmë, art video, 2025
Matias Shabani
Midis Ëndrrës dhe Realitetit, marker në kanavacë, 60 x 70 cm, 2025
Ornella D’Agostino
Midis Hapave dhe Gurëve – (homazh për vallëzimin Sard), video fillimi i viteve 90’, performancë-instalacion, 2025
Xhovana Precetaj
Pse të Kujtojmë, 7 piktura, 60 x 80 cm secila, 2024–2025
Xhulian Milla
Ku Shpirti Vajton në Hidhërim dhe Lutet për Çlirim, instalacion me alumin dhe hekur, 2025
Festivali u organizoi Art Kontakt dhe u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).