“UNCHARTED” e organizuar nga Art Kontakt, është shndëruar tashmë në një ngjarje kulurore me përmasa ndërkombëtare. Projekti Adrifort, një nga mbështetesit kryesor të kësaj ngjarjeje kulturore, e ka shfaqur këtë informacion në website-in e vet. Për më shumë detaje shikoni linkun:

https://www.adrifort-ipa.eu/news/47

Në UNCHARTED një seksion i veҫantë do t’i dedikohet projektit të Adrifort si dhe rëndësisë së partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektronike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit.

Pak fjalë për ADRIFORT
Është një rrjet i Adriatikut për trashëgiminë e fortifikimive. Adrifort lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, si një burim i aftë për të dhënë përfitime në aspektin social dhe ekonomik.
Projekti, filloi në Tetor 2012 e financuar brënda Programit të Bashkëpunimit IPA Adriatic, synon të krijojë një model të ri qeverisjeje te trashëgimisë kulturore nëpërmjet përfshirjes së investitorëve privat dhe një rrjeti të autoriteteve të gatshme për të menaxhuar trashëgiminë e fortifikimeve, duke e shndërruar aktivitetin e tyre në një mjet të zhvillimit ekonomik të zonave përreth.
Projekti përqëndrohet në zhvillimin e një metode operative të përbashkët e aftë për të mbështetur institucionet në menaxhimin e ripërdorimit të fortifikimeve të Adriatikut.
Synimet e tjera të Adrifortit po nxjerrin në pa ide dhe zgjidhje që mund të zbatohen në të gjithë zonën ë Adriatikut.
Rrjeti Adrifort përfshin një seri mjetesh pune të hapura për këdo që merr dhe jep informacion: një hartë e Fortifikimeve të Adriatikut, një laborator për videot vizuale, një qëndër për dokumentimin e zonave ndërkufitare, shumë seminare ndërterritoriale, një website dhe newsletters periodike.
Për më shumë info vizitoni www.adrifort-ipa.eu