Bazuar në ligjin për Turizmin dhe në modelet më të mira në rajon të zhvillimit të turizmit tematik ky projekt ide ka si qëllim të krijojë kushtet për krijimin e korridorit/itinearit kulturor turistik të Ali Pashë Tepelenës, bazuar në rrjetin e kalave, urave, akuadukte, dhjetra vendbanime, objekte etj të ndërtuara gjatë sundimit të“Ali Pashës”.
Projekti parashikon studimin e fizibilitetit te ketij turizmi tematik, krijimin e “brand-it”, hartimin e një linje produktesh tipike lokale, shërbimesh turistike, hartimin e një plani komunikimi dhe promovimi brenda dhe jashtë kufijve. Krijimi i sinergjive dhe partneritetit midis autoriteve publik dhe sektorit privat në ndërtimin e strategjisë zhvillimore të këtij korridori turistik do të ketë rendesi të dorës së parë.
Projekti do të orientohet në një mënyrë që të ketë mundesinë të jetë kandidaturë e rrjeteve të konsideruara “Itinerare Kulturore Europiane” nga KE. Proçedura ështe komplekse dhe kërkon një angazhim serioz, por mund të sjellë rezultate të shkëlqyera.