Videmocracy, Durres

posted in: Aktivitete | 0

Nga data 3-11 Prill, Durrës, u zhvilluan aktivitetet me pjesëmarrës të rinj nga Ballkani dhe Turqia në kuadër të projektit ‘Videmocracy’.

Në sesionet informuese u trajtuan pjesëmarrja rinore, shkallët e pjesëmarrjes, të drejtat njerëzore dhe demokracia sipas Komisionit Evropian dhe në fund mësimi ndërkulturor në formatin e edukimit jo formal në programin Erasmus.
Sesioni i parë u fokusua mbi konceptet e Qytetarisë Europiane dhe Qytetarisë së Bashkimit Europian. I dyti u thellua mbi katër dimensionet e qytetarisë të trajtuara sipas strategjive të BE-se dhe Këshillit të Evropës. Dy sesionet e fundit u bazuan në punë praktikë krijuese me video, posters, foto kolazhe etj ku pjesëmarrësit krijuan produkte për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve si qytetarë aktivë në demokraci. 
Në fund të aktiviteteve u prezantuan projekt idete të reja, u punua mbi krijimin e një strategjie për promovimin e projektit në nivele të ndryshme, pune që më pas do ta bëjnë pjesemarresit dhe gjithë organizatat partnere. 

Programi u mbyll me vlerësimin e gjithë trajnimit dhe u ndanë çertifikatat për pjesemarrjesit.

Trajnimet u udhëhoqën nga ekspertë të programit Erasmus Plus +Ira TopalliErgys Kana Gezka

Kordinoi Silvia Dervishi

Projekti organizohet nga Art Kontakt

Projekti financohet nga Programi i Bashkimit Europian Erasmus+

Partnere:

Art Kontakt, Shqipëri

Blink Kosovo, Kosovë

Udruzenje Svetlost, Serbi

Bolu Youth Association, Turqi

Mladi Volunteri, Bosnie Hercegovinë

Mladezhko evropeisko obshtestvo, Bullgari

Minority Leaders for Society- MLS, Maqedonia e Veriut