PROGRAMI: I “DITET E KULTURES JAPONEZE”
NE TIRANE, 5-7 QERSHOR
E MERKURE, 5 QERSHOR – “BALKAN CHAMBER ORCHESTRA”
NE OREN 20.00
HOTEL TIRANA INTERNATIONAL, DHOMA AKERNIA
Balkan Chamber Orchestra
Balkan Chamber Orchestra është themeluar në vitin 2007 nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisaëa, me dëshirën për të zgjuar ndërveprim artistic mes etnive të Gadishullit Ballkanik, përmes një formacioni orkestral shëtitës.
Në Maj 2009 u realizua në Mitrovicë, me mbështetjen e pranisë ndërkombëtare atje një koncert, i cili për herë të parë pas 10 vitesh bëri bashkë muzikantë shqiptarë dhe serbë.
Në Shtator 2010, Orkestra u ftua në “Samitin e Liderëve Ballkanikë 2010” në Nju York, për të performuar në prani të shtetarëve më të lartë ballkanikë. Orkestra përbëhet nga muzikantë serbë, shqiptarë, maqedonas, boshnjakë, grekë, sllovenë, bullgarë, rumunë dhe turq.
Në Maj 2011 Orkestra debuton në Vjenë, ndërsa në vitin 2009 dhe 2012 ka mbajtur koncerte në Tokio.
E ENJTE, 6 QERSHOR – “Nga e Bardha…ne Lindje”
LITERATURE JAPONESE E PRESANTUAR NGA EMA ANDREA – NE OREN 20.00 TEK UNIVERSITETI I ARTEVE, DHOMA BLACK BOX
Mozaik krijimtarie letrare mbi Japonine “Nga e bardha ….ne Lindje…”, i cili sjell shpirtin e nje kulture permes mjeshtrave te narratives. Nen trillin e interpretimit te aktores Ema Andrea, vijne per ju ndjesite, fryma dhe tingulli japonez…
Yasunari Kavabata – “Bukuroshet e fjetura”
Oe Kenzaburo – “Agvi, perbindeshi i qiellit”
Haruki Murakami – “E dashura ime Sputnik”
Gabriel Garsia Markez – “Avioni i bukuroshes se fjetur”
Margarete Duras – pjese e shkeputur nga “Hiroshima mon Amour ”
Mizuno Ruriko – “Ujdhesa Dora” dhe “Qielli ku ishin strucet”
Eimi Yamada – “Mbulesa e cmuar-X”
Yasushi Inoue – “Tri Gra”
E PREMTE, 7 QERSHOR – FILMI “TOKYO STORY” – NE OREN 20.00
KINEMA IMPRIAL, HOTEL SHERATON
“Tokyo Story” është konsideruar si kryevepra artistike e regjisorit Ozu, kurse nga kritika si një nga filmat më mire të historisë të kinemasë botërore.
“Tokyo Story “ është një film japonez i vitit 1953 me regji të Yasujirō Ozu. Një cift I moshuar udhëton drejt Tokios për të vizituar fëmijët e vet dhe haset me indiferencën, mosmirënjohjen dhe egoizmin e tyre. Kur fëmijët vendosin t’i dërgojnë prindërit në një Shtëpi të Moshuarish, filmi nxit një meditim të thellë mbi jetën, vdekjen dhe kuptimësinë e ekzistencës.