Nga 22-30 Gusht 2019 u realizua në Dojran të Maqedonisë së Veriut aktiviteti i katërt i shkëmbimeve rinore në kuadër të projektit Videmocracy, me pjesëmarrjen e 43 të rinjve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Turqia dhe Bullgaria.
Gjatë aktivitetit të rinjve ju prezantuan koncepte të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Metodologjia e përdorur u bazua në mësim-dhënien jo formale ku të rinjtë patën mundësinë të mësonin në një mjedis shumë-kulturor duke bërë ushtrime të ndryshme simultane, debate, diskutime dhe duke mësuar nga njëri tjetri. Gjatë aktivitetit, laboratorë krijues specificë ju dedikuan metodologjise multimediale ku pjesëmarrësit punuan të ndarë në grupe duke përdor video, foto kolazhe, blogje dhe shkrime lidhur me cështjet e demokracisë.
Projekti financohet nga Programi i Bashkimit Europian Erasmus+
Partnere:
Art Kontakt, Shqipëri
Blink Kosovo, Kosovë
Udruzenje Svetlost, Serbi
Bolu Youth Association, Turqi
Mladi Volunteri, Bosnie Hercegovinë
Mladezhko evropeisko obshtestvo, Bullgari
Minority Leaders for Society- MLS, Maqedonia e Veriut