Në kuadër të projektit “Videmocracy”, bashkë-financuar nga programi i Bashkimit Europian Erasmus+, Art Kontakt, drejtuese e projektit, dhe organizatat partnere nga 6 vende të Ballkanit dhe 1 organizatë nga Turqia, realizuan eventin final të projektit Videmokracy në Sabac (Serbi) nga datat 28-31 Tetor 2019. Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit diskutuan rrreth praktikave dhe sfidave si dhe përcaktuan rekomandimet për të rinjtë në proçeset demokratike dhe proçeset vendimarrëse në vendet e Ballkanit dhe Turqi.
“Vizituam “Shkollën Ekonomike-Tregtare” në Sabac të Serbisë dhe organizuam aktivitete të ndryshme më të rinjtë. Organizuam një quiz për të parë njohjet e tyre rreth sistemit politik-shoqëror, u treguam atyre video mbi çështjet e demokracisë të realizuar nga të rinj pranë komuniteteve të tyre, pastaj përdorëm metodën e “World Cafe“ për të diskutuar çështjet e demokracisë, problemet që hasin të rinjtë dhe aktivizmin në jetën demokratike dhe proçeset vendimarrëse. Ata u pyetën rreth çështjeve shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politikat mjedisore që ndikojnë në jetët e tyre”.
Ditën e dytë, pjesëmarrësit u njohën me përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizata të shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë. Përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Sabac u shpjeguan të rinjve mënyrat e pjesëmarrjes dhe politikat rinore në nivel lokal. Së bashku nënvizuam në grupe çështjet kryesore që ndikojnë të rinjtë, demokracinë dhe politikat rinore në nivel Europian.
Eventi final u organizua nga organizata pritëse nga Sabac (Serbi) Udruženje Svetlost