“EUnderground”

posted in: Aktivitete | 0

Në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, më datë 26 Prill 2019, pranë Qendrës Rinore “TEN”, ART KONTAKT realizoi ekspozitën “EUnderground”
Ekspozita “EUnderground” synoi të sjellë në vëmendje artistët e shtypur dhe lëvizjet kulturore nga Shqipëria dhe ish-vendet e Bllokut Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, fatin tragjik të artistëve që u persekutuan nga kultura komuniste “zyrtare” për shkak të pikëpamjeve të tyre politike, stilet artistike apo subjekteve të tyre artistike.
Profesor i Universitetit të Tiranës z. Eldon Gjikaj trajtoi temën e disidencës në vendet ish- komuniste të Europës Lindore që iu kundërvua politikave zyrtare dhe Realizmit Socialist si dogmë. Në shumë vende si, Cekoslovakia, Polonia, ish Bashkimi Sovjetik etj, shkrimtarë si Milosz, Havel, Brodsky, Michnik, Pasternak, Akhmatova u pozicionuan kundër ideologjisë komuniste dhe “Realizmit Socialist”. Kjo solli një vale persekutimesh tek secili prej tyre, por në vende të ndryshme ky repression dhe persekutim ishte në një nivel dhe intensitet të ndryshëm. Rasti i Shqipërise mbetet unik. 
Kurse shkrimtari Ylljet Alicka paraqiti për publikun e pranishëm një panoramë të lëvizjeve “Underground” në vitet 70′ vecanërisht në skenën muzikore të Tiranës, pas Festivalit të 11-të.

Panelin e moderoi Zv Kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Rezarta Delisula.

Projekti EUnderground financohet nga programi Bashkimit Europian “Europa për Qytetarët” ( Europe for Citizens)

Webiste: http://eunderground.eu/