Aktivitet Letrar: Në Gjurmët e Mjedës

posted in: Aktivitete | 0

Ftesë për një Udhëtim në Zemrën e Zadrimës!

Zadrima në Dritën e Krijimtarisë dhe Artit: Promovimi i Trashëgimisë dhe Kreativitetit me Ndre Mjedën

24 Maj 2025 ⏰ Ora 11:00 – 13:30

Kompleksi Muzeal Ndre Mjeda, Kukël

Në vendin ku Ndre Mjeda jetoi për shumë vite, aty ku morën formë vargjet që sot janë pjesë e identitetit tonë kulturor, studioi gjuhën shqipe dhe ndihmoi komunitetin me zemër të hapur – qoftë përmes fjalës së shkruar, qoftë përmes punës në bujqësi – ju ftojmë të bëheni pjesë e një aktiviteti që nderon trashëgiminë e tij dhe pasurinë kulturore të Zadrimës.

Në program:

Ermir Nika – “Poetika si realitet paralel në botëkuptimin e Ndre Mjedës”

Studiuesi Gjon Marku – “Jeta parë në optikën e veprës së Ndre Mjedës”

Interpretim poetik nga Selma Bakalli dhe Vladimir Doda

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky aktivitet është një vazhdimësi e iniciativës “Ruajmë Trashëgiminë e Mjedës: Fuqizimi i Komunitetit përmes Kulturës dhe Artizanatit”, e cila ka për synim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Ndre Mjedës përmes përfshirjes aktive të komunitetit dhe mbështetjes së artizanatit.