‘Cirku një mënyrë jetese’ është projekt bashkëpunimi që zhvillohet në kuadër të programit të Kultures 2007-2013 të Komisionit Europian dhe ka si objektiv mbështetjen dhe bashkepunimin për projektet kulturore te bashkë-koordinuara prej të paktën tre organizateve kulturore te cilat operojne në fusha të ndryshme të kultures dhe janë përzgjedhur nga të paktën tre vende te ndryshme që përmbushin kriteret e pjesëmarrjes. Ky projektet me synim afatgjat konsiston në realizimin e 4 shfaqjeve bamirësie në Shqipëri, Kroaci dhe Serbi me qëllim që të motivohen fëmijët e rruges dhe të rinj të talentuar për cirkun dhe spektalin e rruges.

Art Kontakt do te jete pergjegjese në dhënien jetë të aktiviteteve për femijët e rruges nga Shqiperia ne menyre qe ti përfshijë në seminare, në koordinimin e pergjithshem dhe kujdesin për aktivitet në Shqiperi. Gjithashtu do të nxisë përfshirjen e grupeve të interesit që të kene rol aktiv ne te gjitha fazat dhe aktivitet e projektit për të implementuar me sukses strategjinë dhe konceptin e “CIRKU NJE MENYRE JETESE “, duke krijuar kështu nje ndikim pozitiv në çështje të lidhura me objektivat e projektit.

Workshopet do drejtohen nga kompania franceze e teatrit ‘Capillotractee Cie’
Kjo kompani përbëhet nga profesionistë të cirkut bashkohor dhe teatrit të rrugës nga Europa Perendimore: Ata do të organizojnë master class për të rinjtë e vendeve partnere si për shembull për akrobaci, lojë zhongleri, kërcime, pantomime dhe aktrim.

Workshope ne Shqiperi:

10 ditë seminar do të zhvillohen në Qendrën Don Bosko me pjesemarrjen e rreth 17 femijve të komunitetit Rom dhe studentë të rinj të moshave nga 15-18 vjec.

Prezantimi i këtij proçesi do te bëhet ne rruget e Tiranës

Kampet verore të cirkut: Pjesemarresit më të mirë të 20 workshopeve që do të realizohen në Shqiperi, Serbi, Kroaci dhe Kosovë do të shkojnë të gjithë së bashku në një kamp veror me synimin për të organizuar një shfaqje ku secili nga artistët e rinj do të luaj pjesën e tij/saj. Trainimi i këtij grupi të rinjsh ka për qëllim krijimin e një grupi profesional në gjëndje të performojnë street art në qytetet e tyre. Gjate kampit veror grupi do të krijojë një shfaqje cirku që do të përmbajë akrobaci, lojë me zhongler, pantomime, kercim modern dhe piroteknikë.

Partnerë:

INBOX – Serbi
TZGV- Kroaci
Ghetto – Kosove
Helix – Greqi