FLASH MOB, si një PERFORMACË ARTI në grup, me idenë se të gjithë jemi krijues, do të organizohet tek zona e festivalit, ditën e parë të Uncharted, në momentin e perëndimit të diellit. Të gjithë, të kapur dorë-për-dore, për të krijuar një zinxhir energjie pozitive njerëzore, dhe më pas njëzëri të gjithë për të lëshuar një mesazh paqeje, mirëkuptimi dhe dashurie, drejt qiellit të hapur. Kjo performancë do të zgjasë vetëm pak minuta, por do të krijojë një emocion dhe surprizë për publikun. Vendi dhe ora e saktë do të jetë “top-secret” për vizitorët.
Cili është mesazhi që ju do të donit të përcillnit në atë moment në qiell të hapur?