Takim me letërsinë e udhëtimeve
në kujdesin e Maurizio Crema
Udhëtim në kufijtë e Perëndimit.
Maurizio Crema rrëfen Shqipërinë ashtu sic është, të shtunën me 25 qershor, ora 18:00, tek Libraria “Rinascita” Viale S.Marco 29-34074 Monfalcone (GO). Maurizio Crema, gazetar, shkrimtar dhe motociklist, i ftuar i librari “Rinascita” rrëfen udhëtimin e tij në Shqipëri të cilën e ka paraqitur në librin “Udhëtim në kufijtë e Perëndimit”.
Shqiperia një vend i ndarë nga Veriu dhe Jugu, në katolikë dhe myslymanë, në të pasur(pak dhe jo rrallë trafikant) dhe në të varfër (shpesh emigrantë) është një kaleidoskop magjepës, një udhëtim i vërtetë, një nga ato të fundit që sot mund të na lejohet. Me një mjet të vjetër të viteve `60, motocikleta me amortizatorë të fortë, pa shkëlqimin ie tipit Easy Rider por me goma të dhëmbëzuara si modeli Endura. Rrugët e Kalifornisë janë shumë larg, por kufiri i fundit i Europës ofron pamje filmike dhe magjepse nga e kaluara të llojit Përdore & Hidhe. Eshtë e ashpër dhe tërheqëse pa llustra. Eshtë aventurë e vërtetë.
Autori Maurizio Crema ka lindur në Verona dhe aktualisht jeton në Venecia. Ai eshte gazetar, profesionist i gazetës “Il Gazzettino” e Venecias, bashkëpunon me “D. Donna Repubblica” dhe “Diario”. I pëlqen të udhëtojë, jo vetëm me motorr. Ka një përvojë të pasur reportazhesh në Ballkan, Indi, Kinë, Amerikën e Jugut.
Për informacion:
Zyra e shtypit e Ediciclo Editore-Lorenza
tel. 0421/74475 fax 0421/82070
cell.328/2175609
ufficio.stampa@ediciclo.it
http://www.ediciclo.it/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.